Derisa Serbia zyrtarisht shfaqet si mbështetëse e Ukrainës në konfliktin e saj me Rusinë, një pjesë e serbëve dhe shumë politikanë serbë shprehin një mbështetje të fortë për Rusinë dhe Vladimir Putinin. Sipas aktivistes Kaltrina Kamberi, kjo situatë kontradiktore theksohet nga përvojat e dy grave ukrainase, rastin e të cilave e ka treguar në një status në rrjete sociale. Ajo ka bërë të ditur se, Tetiana Pototska dhe Nina Gapyč teksa po vinin në Dokufest në Kosovë, gjatë rrugës sa ishin nëpër Serbi kanë hasur në veturën e tyre mbishkrimet "Lavdi Rusisë."
Kamberi këtë e ka bërë të ditur në një postim në "X", ku u ka uruar mirëseardhje grave ukrainase në Kosovë.
Kamberi nënvizon se, derisa Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian vazhdojnë të zgjerojnë fondet dhe të përfshihen në diskutime të stërzgjatura të favorshme për Serbinë, ato padashur përforcojnë të njëjtin mentalitet të dëmshëm.
"Është thelbësore që mbështetja të ridrejtohet në vendet që mbrojnë vlerat evropiane, si Kosova dhe Ukraina, ndërsa distancohen nga shtetet gjenocidale si Rusia dhe Serbia", thekson ajo.