Derisa grupi AlbKings është mbyllur dhe 8 persona kanë përfunduar në pranga, një hulumtim i ri ka zbuluar se në të njëjtën platformë me pronësi ruse është hapur një grup tjetër.
Deri tash ai ka mbi 35 mijë anëtarë- kryesisht shqiptarë.
Monitorimi që i ka bërë media ka gjetur se me rast aty shpërndahet edhe material +18 me fëmijë.
Për javë të tëra insajderi ka pritur nga Policia që të na e konfirmoi nëse po hetohet ky grup, apo jo, por nga të njëjtit ende nuk ka marrë asnjë përgjigje.