Mickoski u tregua më i matur, partia e tij s’e kursen Vjosa Osmanin: I ka shkelur procedurat edhe më herët

Lajme

Mickoski u tregua më i matur, partia e tij s’e kursen Vjosa Osmanin: I ka shkelur procedurat edhe më herët

Më: 8 gusht 2024 Në ora: 00:28
Hristijihan Mickoski

Partia politike në pushtet e Maqedonisë së Veriut, VMRO-DPMNE, në një komunikatë në lidhje me incidentin në Aeroportin e Shkupit, ku ishte përfshirë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se shefja e shtetit të Kosovës ka bërë shkelje edhe më herët.

Aty thuhet se “Vjosa Osmani kishte shkelur edhe më parë protokollet dhe procedurat”.

Por siç thonë ata partitë e atëhershme në pushtet, LSDM dhe BDI, kishin heshtur.

Në këtë komunikatë përmendet edhe padia ndaj sigurimit të kryeparlamentarit, Afrim Gashi.

Tutje, VMRO-DPMNE ka cituar edhe pjesë të një procesverbali rreth ngjarjeve, ku sipas tyre presidentja e Kosovës ka kryer shkelje.

 “Pas arritjes në sektorin VIP, ndërmjet përgjegjësit për protokollin e delegacionit dhe shërbimit të sigurisë së aeroportit, ka pasur një keqkuptim pasi ai, duke u thirrur në imunitetin diplomatik të presidentes, nuk është pajtuar që bagazhi personal i presidentes së Kosovës të kontrollohet në skaner,” thuhet në procesverbalin e datës 16.09.2023, thekson partia maqedonase që udhëheq qeverinë atje.

“E njëjta situatë u përsërit edhe më 9 tetor. Pala kosovare pretendon se falë imunitetit diplomatik, bagazhi i presidentes nuk duhet të kontrollohet”.

“Pasi arritën në sektorin VIP, personi përgjegjës për sigurinë e delegacionit dhe drejtori i protokollit (që atë ditë ishte personi D.M me numër personal 5785) (nga delegacioni kosovar) u informua se nuk pajtohen që bagazhi personal i presidentes së Kosovës të kalojë në kontrollin e skanerit. Arsyet për këtë bazohen në imunitetin diplomatik të presidentes. Kapiteni i fluturimit dhe përfaqësuesi i “Croatia Airlines”, duke u thirrur në standardet ndërkombëtare dhe programin kombëtar të sigurisë, theksoi se derisa të kontrollohen bagazhi, ata nuk do të pranohen në fluturim,” thuhet në procesverbalin e datës 09.10.2023. Atëherë Ministria e Brendshme ka heshtur, ndërsa LSDM dhe BDI kanë shërbyer për shkeljen e ligjeve. LSDM me deklaratat e tyre po qëllojnë veten në tëmth”, thuhet në komunikatë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë kësaj jave ka vizituar Shkupin, ku edhe atje është diskutuar çështja e këtij incidenti.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut që është kryetar i VMRO -DPMNE  kishte shprehur keqardhje, por ka thënë se rregullat janë të tilla, ndërkaq Kurti kishte thënë se po presin një raport zyrtar rreth incidentit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat