Protestuesit e mbledhur para stacionit policor të Mitrovicës së Veriut u shpërndanë pasi autoritetet liruan dy politikanët serbë, që u arrestuan më herët gjatë 8 gushtit.
Alleksandar Arsenijeviq dhe Stefan Vellkoviq nga partia Demokracia Serbe, u arrestuan në Mitrovicë të Veriut, për pengim të zyrtarëve që po lyenin murin afër urës kryesore mbi Ibër.
Kjo shtyri serbët e punësuar në institucionet publike serbe në Mitrovicë të Veriut që të protestonin. Në mesin e protestuesve kishte edhe udhëheqës të Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve që gëzon mbështetjen e Beogradit.
“Arsenijeviq u arrestua për pengim të një zyrtari gjatë kryerjes së detyrës dhe për mosdëgjimin e urdhrave të policisë.Ne kemi marrë informacionin në jug, prokurori është aty dhe thotë se do të marrë deklaratën e tyre, do të ndiqet procedura normale dhe ata do të lirohen deri në orën 18:00”, tha më herët zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, për gazetarët në Mitrovicë të Veriut.
Policia deklarohet për arrestimin e dy politikanëve serbë: Provokuan dhe penguan punëtorët tek ura
Policia e Kosovës është deklaruar në lidhej me zhvillimet e sotme në veri të vendit, ku raportohet të jenë arrestuar dy politikanë serbë.
Nga Policia është thënë se të njëjtit kanë penguar punëtorët të cilët ishin të kontraktuar deh të angazhuar nga autoriteti kompetente, për të pastruar disa grafite me mbishkrime nacionaliste të cilat krijojnë nxitje dhe urrejtje.
Personat në fjalë janë paralajmëruar disa herë që të mos pengojnë punën dhe ët largohen , por ata kanë vazhduar duke nxitur më pas tensione.
Njësitet policore më pas kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim dy persona e të njëjtit janë liruar.
Postimi i plotë:
Sot, me datën 08.08.2024 rreth orës 11:00, disa persona të nacionalitetit serb ishin tubuar në një lokacion afër urës në Mitrovicë Veri dhe të njëjtit kanë filluar të pengojnë punëtorët të cilët ishin të kontraktuar dhe të angazhuar nga autoriteti kompetent, për të pastruar disa grafite me mbishkrime nacionaliste, që krijojnë nxitje dhe urrejtje si “severna brigada” etj. të cilat ishin në shesh afër urës.
Personat në fjalë janë paralajmëruar disa herë që të mos pengojnë punën dhe të largohen, mirëpo të njëjtit kanë vazhduar duke penguar dhe duke mos lejuar realizimin e punimeve, si dhe kanë provokuar dhe kanë nxitur tensione.
Njësitet policore relevante, me qëllim të qetësimit të situatës dhe krijimit të mundësive për punë, janë detyruar të veprojnë dhe kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim dy persona.
Personat e shoqëruar në stacion policor, pas intervistimit janë liruar.
Dalim pamjet e arrestimit të dy politikanëve serbë në veri – Serbët nisin protestën, pas arrestimit të politikanëve serbë
Alleksandar Arsenijeviq nga partia Demokracia Serbe është arrestuar në veri të Kosovës, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Nga kjo parti serbe më pas thanë se është arrestuar edhe politikani, Stefan Vellkoviq.
Derisa janë publikuar edhe pamjet nga arrestimi i këtyre dy politikanëve serbë në veri.
Protestë në veri pas arrestimit të dy politikanëve serbë
Serbët e punësuar në institucionet publike serbe në Mitrovicë të Veriut po protestojnë para stacionit policor në Mitrovicë të Veriut, pas arrestimit të dy politikanëve serbë më 8 gusht.
Në mesin e protestuesve ka edhe udhëheqës të Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve që gëzon mbështetjen e Beogradit.
Alleksandar Arsenijeviq dhe Stefan Vellkoviq nga partia Demokracia Serbe, u arrestuan në Mitrovicë të Veriut, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Elshani tha se ata u arrestuan për pengim të punëtorëve të kësaj komune, të cilët ishin duke lyer në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër.
Sipas Elshanit, Arsenijeviq ka penguar punëtorët e komunës së Mitrovicës së Veriut dhe ka refuzuar urdhrat policore.
Të dy u arrestuan në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër, ku punëtorët e komunës ishin duke lyer.
Mësohet se këta politikanë kanë penguar lyerjen e flamurit serb në afërsi të urës.
Arrestimi i Arsenijeviqit dhe Vellkoviqit u bë në ditën kur në Mitrovicë të Veriut u mbajt një debat për hapjen e urës mbi lumin Ibër./REL
Arrestohet politikani serb Arsenijeviq për “pengim të punëtorëve të komunës” afër Urës së Ibrit
Alleksandar Arsenijeviq nga partia Demokracia Serbe është arrestuar në veri të Kosovës, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Nga kjo parti serbe më pas thanë se është arrestuar edhe politikani, Stefan Vellkoviq.
Sipas Elshanit, Arsenijeviq ka penguar punëtorët e komunës së Mitrovicës së Veriut dhe ka refuzuar urdhrat policore.
Ai është arrestuar në afërsi të urës kryesore mbi lumin Ibër, ku punëtorët e komunës ishin duke lyer, ku thuhet se këta politikanë kanë penguar lyerjen e flamurit serb në afërsi të urës.
Arrestimi i Arsenijeviqit u bë në ditën kur në Mitrovicë të Veriut po mbahet një debat për hapjen e urës mbi lumin Ibër.
Para nisjes së debatit, në komunën e Mitrovicës së Veriut shkuan anëtarë të partisë së Arsenijeviqit, që kërkuan nga Elshani të shpejgoi se pse u arrestua Arsenijeviq dhe Stefan Velkoviq, nga po kjo parti.