E konfirmuar: I vrari në Lloznicë të Serbisë është Faton Hajrizi

Lajme

E konfirmuar: I vrari në Lloznicë të Serbisë është Faton Hajrizi

Më: 8 gusht 2024 Në ora: 17:37
Faton Hajrizi

Faton Hajrizi është i vrari në Lloznicë të Serbisë më 19 korrik të këtij viti.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosova avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci.

Ai ka thënë se i është lejuar që ta shohë edhe trupin e pajetë të Fatonit.

“Mbetet tash edhe ekspertët tanë ta konfirmojnë”, tha Koci.

Avokati tha se aktualisht është në proces të kryerjes së procedurave të tërheqjes se kufomës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat