Ka arritur në Merdare rreth orës dy, vetura me trupin e Faton Hajrizit – nëna dhe vëllai dalin aty për ta pritur

Lajme

Ka arritur në Merdare rreth orës dy, vetura me trupin e Faton Hajrizit – nëna dhe vëllai dalin aty për ta pritur

Më: 9 gusht 2024 Në ora: 06:30
Pamje nga Merdare

Vetura që bartë trupin e pajetë të Faton Hajrizit ka mbërritur në merdare rreth orës 2 të mëngjesit, vijë kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Të enjten, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka konfirmuar se trupi i Faton Hajrizit po kthehet në Kosovë.

Nëna dhe vëllai i Hajrizit kanë dalë në merdare për ta pritur trupin e pajetë.

Hajrizi ishte vrarë nga policia serbe, pasi e akuzuan se i njëjti “kishte vrarë një polic serb”.

Faton Hajrizi kërkohej nga policia e Kosovës pasi ishte arratisur nga burgu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat