Këta janë personat që u plagosën pas një rrahje te Gizzi Grill

Lajme

Këta janë personat që u plagosën pas një rrahje te Gizzi Grill

Më: 12 gusht 2024 Në ora: 08:58
Ilustrim

Gazeta raportoi pak më parë për një përleshje fizike që dyshohet se eskaloi në përdorim të armës mëngjesin e sotëm, te Gizzi Grill në Veternik dhe la të plagosur disa persona.

Tre viktimat, një burrë dhe dy vajza janë qëlluar me armë zjarri dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Gazeta ka mësuar ekskluzivisht se personat që u plagosën janë: Arben Osmanaj (37-vjeçar), Laura Prenaj (24-vjeçare) dhe Leonita Sadikaj (19-vjeçare).

Viktimat po marrin trajtim mjekësor ndërkohë që në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet e nevojshme.

Të shtënave me armë iu parapriu një rrahje mes palëve të përfshira.

Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet për t’i zbardhur rrethanat në të cilat ka ndodhur incidenti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat