Safet Krasniqi ka thënë se djali i tij, i mitur, është në burg për një vepër penale të cilën, sipas tij, ai nuk e ka kryer vet.
Në Kosova Today, Krasniqi ka thënë se djali i tij, pos kësaj, nuk ka kujdesin e duhur pasi siç tha ai "vuan nga problemet psikike dhe ka problem me rruazat e kuqe të gjakut”.
“Ka telashe me problem mendor, ka problem me rruazat e kuqe të gjakut. Fëmiu është në burg pa e kryer fare veprën penale, si një gjykatës e merr një vendim pa prova materiale, pa dëshmitarë okularë, pa dëshmitarë të pranishëm. Ata e kanë vrarë, ky fëmijë më nuk shërohet edhe pse unë po kërkoj socializimin e tij, ata e kanë vrarë 17 herë, nëse një fëmi shkon herët në burg, ai fëmijë nuk shërohet”.
“Unë jam i shokuar me zonjën Albulena Haxhiu dhe Ministrinë e Drejtësisë u kam dërguar 100 emaile dhe askush nuk m’i ka kthyer. Gjendja e djalit nuk është stabile”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka pohuar se djalit tij i është djegur fytyra në burg, por nuk e di se si.
“‘Shkrum’ e ka fytyrën, i kanë blerë masta 15 euro, për t’ia mbuluar dëmet, është lyer me ‘brion'”, ka thënë Krasniqi.