Latifi: Kosova ka rënë shumë poshtë në përceptimin e diplomacisë ndërkombëtare

Lajme

Latifi: Kosova ka rënë shumë poshtë në përceptimin e diplomacisë ndërkombëtare

Më: 13 gusht 2024 Në ora: 23:55
Blerim Latifi

Profesori dhe analisti Blerim Latifi ka komentuar zhvillimet e fundit që po ndodhin në Kosovë lidhur me hapjen e Urës së Ibrit.

Latifi përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Kosova ka rënë shumë poshtë në përceptimin e diplomacisë ndërkombëtare.

Sipas tij, Kosova trajtohet thjesht dhe vetëm si një vend në krizë, me rrezik të lartë të rrëshqitjes në dhunë dhe ku e vetmja gjë me interes ndërkombëtar është menaxhimi i këtij rreziku.

“Prandaj vazhdimisht kemi reagime të ashpra ndaj veprimeve që për ne duken krejt normale dhe të ligjshme, siç është edhe kjo puna e Urës në Mitrovicë”, shkroi Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat