Berat Buzhala shkon në Hagë, reagon Naim Miftari, ia përmend deklaratën kur frikësohej nga vrasja prej Hashim Thaçit

Lajme

Berat Buzhala shkon në Hagë, reagon Naim Miftari, ia përmend deklaratën kur frikësohej nga vrasja prej Hashim Thaçit

Nga: N. Sh. Më: 14 gusht 2024 Në ora: 23:45
Berat Buzhala dhe Naim Miftari

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka reaguar ndaj Berat Buzhalës, i cili ishte për vizitë në Hagë të Hashim Thaçi.

Miftari ia përmend deklaratën e Buzhalës i cili kishte deklaruar se po dëshiron ta vrasë Hashim Thaçi.

Po ashtu, Miftari flet edhe për burgosjen e babait të Buzhalës, ku priste Berati gjatë luftës para burgut të Likovcit.

Postimi i plotë:

Berat, tërë jeta jote po të kalon duke pritur para ndonjë burgu. Dikur, sipas teje, prisje para Shtabit të Përgjithshëm në Likovc, pastaj para burgut të UÇK-së me tulla të kuqe në Rakovicë, ku shkoje me një traktor të dobët ngjyrë hiri, duke pritur të merrje vesh për fatin e babait tuaj, Bashorin, i cili gjatë luftës së vitit 1998 kërkonte ndihmë nga Milicia Serbe në Klinë. Ai ishte shpëtuar nga më e keqja nga dëshmori Mujë Krasniqi!

Ndërsa sot, në vitin 2024, po pret para burgut të Hagës për të takuar liderin politik të UÇK-së, atë që në vitin 1998 në Likovc donte të pushkatonte babanë tënd, dhe para disa viteve, saktësisht më 24 tetor 2018 në ora 20:29, deklarove se donte të vriste edhe ty. Tani ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si duket Berat, i ke ngatërruar mjaft shumë baballarët gjatë këtyre viteve!

 

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat