Kushdo që e sheh këtë person, ta lajmërojë menjëherë policinë

Lajme

Kushdo që e sheh këtë person, ta lajmërojë menjëherë policinë

Më: 15 gusht 2024 Në ora: 15:31
Fisnik Qenaj

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Fisnik Qenajt nga Romaja e Prizrenit.

Ai kërkohet për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.

“Fisnik (Muharrem) Qenaj, i lindur me 22.03.2003, banues në fshatin Romajë-Prizren. Lidhur me rastin e iniciuar në Stacionin Policor në Gjakovë “lëndim i rëndë trupor”, Sektori i Hetimeve në kuadër të këtij stacioni, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë ndërmarrë veprime hetimore me ç’rast edhe është identifikuar i dyshuari i lartshënuar.

Në lidhje me rastin nuk është arritur të sigurohet prezenca e personit në fjalë. Edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative ai ende gjendet në arrati.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat