Rreth 6 mijë qytetarë konvertuan patentë shoferët nga ilegalë në RKS

Lajme

Rreth 6 mijë qytetarë konvertuan patentë shoferët nga ilegalë në RKS

Më: 16 gusht 2024 Në ora: 15:50
Ilustrim

Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë konvertimin e patentë shoferëve nga ilegalë në ato të Republikës së Kosovës.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se deri dje janë konvertuar 5982 patenta shoferi.

“Në Leposaviq janë konvertuar 1824 patenta shoferi, në Mitrovicën Veriore 1449, në Zubin Potok 908, në Zveçan 1099.

Kurse në Graçanicë 208, në Kamenicë 93, në Shtërpcë 64 etj.”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat