Dyshohet se mori mijëra euro, por nuk ua ndërtoi vilat – Ky është personi që u arrestua sot

Lajme

Dyshohet se mori mijëra euro, por nuk ua ndërtoi vilat – Ky është personi që u arrestua sot

Më: 16 gusht 2024 Në ora: 18:54
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar sot qytetarin Granit Gojani, që është pronar i GG Exclusive, kompani kjo që merret me ndërtimin e vilave.

I dyshuari thuhet se ka marrë qindra mijëra euro nga të dëmtuarit për t’iu rregulluar vila druri, të cilat nuk i ka përfunduar kurrë, e disa prej tyre as nuk i ka nisur.

Prokuroria Themelore në Prishtinë sot në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës, ka zhvilluar një operacion në pronat e një biznesi në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, lidhur me veprën penale “Mashtrimi”.

Në kuadër të aksionit, janë konfiskuar edhe prova materiale, lap-topë, telefona, dokumente të biznesit dhe kontrata me qytetarë të shumtë për ndërtimin e vilave.

Prokuroria ka bërë apel tek qytetarët të cilët janë dëmtuar nga këto veprime, të paraqiten në polici dhe prokurori.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat