Ndërron jetë i riu nga Mitrovica, ishte aksidentuar rëndë në Strasburg të Francës

Lajme

Ndërron jetë i riu nga Mitrovica, ishte aksidentuar rëndë në Strasburg të Francës

Më: 19 gusht 2024 Në ora: 16:55
Ilustrim

Leonard Gashi nga Mitrovica, ka ndërruar jetë pas aksidentit të rëndë që kishte ndodhur ditë më parë në Strasburg të Francës.

27-vjeçari i cili ishte aksidentuar të mërkurën me 14 gusht, kishte qëndruar tri ditë në koma.

Ai ishte përplasur në mënyrë direkte me një lis skaj rrugës.

Kur shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje, viktima ishte i vetëdijshëm, por i bllokuar në veturën e tij.

Zjarrfikësit në vendngjarje kanë nxjerrë të riun për t’i dhënë ndihmën e parë.

Për shkak të gjendjes së rënduar, viktima ishte transportuar me helikopterin e sigurisë civile Dragon 67 në spitalin Hautepierre në Strasburg.

Për shkak të plagëve të marra, i riu mitrovicas ka ndërruar jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat