Shpenzimet për pajisje shkollore rriten me 15%

Lajme

Shpenzimet për pajisje shkollore rriten me 15%

Më: 23 gusht 2024 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Shpenzimet për libra shkollorë dhe pajisje të tjera janë rritur me 15% këtë vit, tha grupi i konsumatorëve ‘Codacons’ përpara fillimit të vitit shkollor muajin e ardhshëm.

Sipas vlerësimeve fillestare të ‘Codacons’, mallrat me rritjen më të lartë të çmimeve janë çantat e shpinës, fletoret dhe lapsat e 'dizajnuar'.

Për një çantë shpine të dizajnuar, shpenzimi mund të kalojë 200 euro.

Ndërsa për një çantë lapsash të pajisur (me stilolapsa, lapsa dhe stilolapsa me majë) mund të kushtojë deri në 60 euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat