“Iu përkeqësua gjendja”, policia jep detaje për vdekjen në një qendër masazhi, në Prishtinë

Lajme

“Iu përkeqësua gjendja”, policia jep detaje për vdekjen në një qendër masazhi, në Prishtinë

Më: 26 gusht 2024 Në ora: 12:03
Foto ilustrim

Burri që vdiq të dielën në një qendër masazhi në Prishtinë, dyshohet se gjatë trajtimit të tij, iu përkeqësua gjendja.

Kështu të paktën njoftuar dy gra, që e kishin të ndjerin klient.

Njësiti emergjencës ka dalë në vendngjarje dhe sipas mjekut i njëjti ka rezultuar pa shenja jete.

“Dy dëshmitara femra kosovare kanë njoftuar se klienti i tyre viktima mashkull shtetas i huaj gjatë trajtimit iu ka keqësuar gjendja shëndetësore.

Njësiti emergjencës ka dalë në vendngjarje dhe sipas mjekut i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat