Ndalohet një shtetas i Kosovës në RMV, kërkohej nga Interpoli

Lajme

Ndalohet një shtetas i Kosovës në RMV, kërkohej nga Interpoli

Më: 27 gusht 2024 Në ora: 19:21
Ilustrim

Një 28-vjeçar, shtetas i Kosovës, është ndaluar dje në pikën kufitare mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, “Bllacë”.

Kështu ka njoftuar ministria e brendshme në RMV, ndërkaq nuk është bërë e ditur arsyeja.

“Dje në ora 08:50 në pikën kufitare Bllacë, zyrtarët policorë kanë ndaluar D.L. (28) nga Kosova, pasi gjatë kontrollit të pasaportave dhe kontrollit në të dhënat operative është konstatuar se i njëjti është regjistruar me masën ‘arrest’ me kërkesë të Interpolit.

I njëjti është dorëzuar në stacionin policor të Kisella Vodës për veprime të mëtejshme”, kanë njoftuar nga MPB-ja maqedonase.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat