Ky është 37 vjeçari që u plagos mbrëmë në Greme të Ferizajt nga persona të panjohur

Lajme

Ky është 37 vjeçari që u plagos mbrëmë në Greme të Ferizajt nga persona të panjohur

Më: 27 gusht 2024 Në ora: 19:25
Ilustrim

Mbrëmë pak para mesnatës është plagosur me armë zjarri një person, në fshatin Greme të Ferizajt.

Viktima, siç mëson ekskluzivisht Gazeta është Bujar Berisha, 37 vjeçar.

Si shkak i plagëve të marra ai është trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Berisha u qëllua me armë nga persona akoma të panjohur, ndërsa Policia pasi ka intervenuar në rast, në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat