Vdes personi i dytë nga vetaksidenti me fatalitet në Sllatinë

Lajme

Vdes personi i dytë nga vetaksidenti me fatalitet në Sllatinë

Më: 29 gusht 2024 Në ora: 22:21 Përditësuar në ora: 00:59 më 30.08.2024
Pamje nga aksidenti

Në aksidentin në afërsi të Sllatinës ka vdekur një grua rreth 50 vjeç, një grua tjetër me lëndime të rënda pritet të operohet

Një grua rreth 50 vjeç ka humbur jetën sonte në vetaksidentin në afërsi të Sllatinës, aty ku vetura u rrokullis me pesë persona brenda. Një tjetër grua ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe e njëjta pritet të hyjë në operacion, ka konfirmuar për Gazetën Express mjekja kujdestare në Emergjencën e ShSKUK-së, Dafina Rushiti.

Vetura që nuk dihet akoma se nga kush drejtohej, humbi kontrollin duke shkaktuar një vdekje dhe lëndimin e personave brenda saj.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha se autoritetet dolën në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet.

Në vendin e ngjarjes dolën disavetura të policisë dhe për disa orë në atë zonë u vështirësua qarkullimi i automjeteve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat