Çfarë ndodhi me skulpturën e Skënderbeut? Berisha publikon pamjet dhe ‘shpërthen’ keq ndaj Ramës!

Lajme

Çfarë ndodhi me skulpturën e Skënderbeut? Berisha publikon pamjet dhe ‘shpërthen’ keq ndaj Ramës!

Nga: A.M. Më: 1 shtator 2024 Në ora: 13:11
Skënderbeu

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka befasuar me një postim në Facebook, ku publikoi një skulpturë të heroit Skënderbeu, e cila më i shumë i ngjasonte Edi Ramës.

Berisha u shpreh se ky transformimi i pamjes së Skënderbeut është akt poshtërues anti-kombëtar.

“Transformimi i pamjes së Skënderbeut, zëvendësimi i fytyrës së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu me surratin e narko-trafikantit Edi Rama është një përdhosje e figurës së Skenderbeut, historisë tonë dhe mbarë kombit shqiptar”, shkroi ndër të tjera, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Një akt poshtërues anti-kombëtar! Transformimi i pamjes së Skënderbeut, zëvendësimi i fytyrës së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu me surratin e narko-trafikantit Edi Rama është një përdhosje e figurës së Skenderbeut, historisë tonë dhe mbarë kombit shqiptar. Kjo do të ishte njëlloj sikur të zëvendësosh fytyrën e Bolivarit me fytyrën e Eskobarit. #sb

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat