Premtim Gashi i cili u vra mbrëmë, dy javë me parë u lirua me kusht nga burgu

Lajme

Premtim Gashi i cili u vra mbrëmë, dy javë me parë u lirua me kusht nga burgu

Më: 2 shtator 2024 Në ora: 08:26
Premtim Gashi

Prishtina u trondit mbrëmë nga të shtënat me armë zjarri në lagjen Aktash.

Një person mbeti i vrarë dhe pesë të tjerë u plagosën rëndë në një konflikt që eskaloi dhe përfundoi tragjikisht.

Gazeta merr vesh së Premtim Gashi i familjës se ‘Capave’ deri para dy javësh ishte në burg.

Ai u lirua me nëe vendim të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Lirimi i tij u bë me kusht.

Ai po mbahej në burg nën dyshimin pë një plagosje të ndodhur vitin e kaluar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat