Cila prej dy qeverive shqiptare, Kosovës dhe Shqipërisë, i jep mbështetje më të madhe Luginës? Flet Lutfiu

Lajme

Cila prej dy qeverive shqiptare, Kosovës dhe Shqipërisë, i jep mbështetje më të madhe Luginës? Flet Lutfiu

Më: 2 shtator 2024 Në ora: 15:18
Nevzad Lutfiu

Nevzad Lutfiu, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, ka folur dhe e ka vlerësuar mbështetjen që bëhet ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, nga qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë.

Ai, në një intervistë të dhënë, ka pohuar se janë në koordinim të vazhdueshëm me Kosovën dhe Shqipërinë për shqiptarët atje.

Se prej, cilës qeveri kanë më shumë mbështetje, ai u përgjigj:

“E ndjejmë mbështetjen nga dy qeveritë, shpresojmë se mbështetja do të jetë më e thellë(të përpilohet strategji kombëtare) për Luginën”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat