Përfundon e qetë protesta e serbëve – Elshani jep këto detaje

Lajme

Përfundon e qetë protesta e serbëve – Elshani jep këto detaje

Më: 3 shtator 2024 Në ora: 09:35 Përditësuar në ora: 10:29 më 03.09.2024
Punëtorët e organeve paralele të Serbisë në Mitrovicë

Përfundon e qetë protesta e serbëve

Ka përfunduar protesta e punonjësve të komunës paralele të Mitrovicës së Veriut.

Lidhur me situatën atje u deklarua edhe policia.

Zëvendësdrejtori për veriun, Veton Elshani, tha se gjendja ishte e qetë.

Perfekt, kurrë ma mirë s’ka qenë. Protesta ka përfunduar moti”, deklaroi Elshani.

Serbët protestuan edhe gjatë ditës së djeshme duke kërkuar lirimin e objekteve.

Më 30 gusht në një aksion të policisë u mbyllën këto pesë institucione.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi njoftoi atë ditë se komunat paralele të cilat nuk do të operojnë më janë “Qarku i Mitrovicës së Kosovës, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut dhe Komuna paralele e Leposaviqit”.

Serbët tubohen para ndërtesës komunale të Mitrovicës, ja kërkesa e tyre

Punëtorët e organeve paralele të Serbisë në Mitrovicën e Veriut sot përsëri janë mbledhur para ndërtesës së komunës, me kërkesën që “të kthehen në punë”.

Pas mbylljes së institucioneve paralele serbe në veri të Kosovës të premten, punëtorët e këtyre institucioneve kanë tentuar të hënën të hyjnë në ndërtesë me pretekst se “kanë ardhur në vendet e tyre të punës”, por janë ndaluar në hyrje.

Ata edhe sot janë mbledhur para objektit komunal në Mitrovicën e Veriut, ku ishte vendosur Sigurimi Pensional i Serbisë, dhe thonë se “nuk do të largohen”.

Ata kanë pretenduar se “vendet e punës janë burim jete për ta dhe familjet e tyre dhe se situata aktuale ua vështirëson edhe më shumë mbijetesën dhe qëndrimin në Kosovë

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat