Emisari gjerman në Beograd, takohet me Petkoviqin për të diskutuar mbi Procesin e Berlinit

Lajme

Emisari gjerman në Beograd, takohet me Petkoviqin për të diskutuar mbi Procesin e Berlinit

Më: 3 shtator 2024 Në ora: 11:13
Manuel Sarrazin dhe Petar Petkoviq

Emisari gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka qëndruar në Beograd për t’u takuar me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq, për të diskutuar mbi Procesin e Berlinit.

“Arritje e vonë në Beograd për një përditësim mbi rezultatet e Samitit të Procesit të Berlinit. Duhet të punojmë për rezultat, nga i cili përfitojnë qytetarët në rajon!”, ka shkruar Sarrazin.

Sarrazin ka vizituar edhe vendet e tjera të rajonit lidhur me këtë proces.

Në Kosovë, ai ishte takuar me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, si dhe krerët opozitarë Memli Krasniqi dhe Lumir Abdixhiku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat