Ky është personi i dyshuar për gjuajtjen me armë në “Aktash”

Lajme

Ky është personi i dyshuar për gjuajtjen me armë në “Aktash”

Më: 3 shtator 2024 Në ora: 17:36
Ilustrim

olicia e Kosovës vazhdon ta mbajë të mbyllur rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë, aty ku rreth orës 14 e 20 minuta u dëgjuan të shtëna me armë zjarri.

Burimet brenda policisë kanë thënë se i dyshuar për këtë rast është Drilon Havolli, shtëpia e të cilit po bastiset në këto çaste.

I dyshuari pas një mosmarrëveshje me punëtorin e ‘Extreme Pizza’, e nxori armën dhe duke e kanosur shtiu me të.

Në këtë rast nuk ka persona të lënduar ndërsa policia po kryen hetimet dhe është në kërkim të të dyshuarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat