Sulmohet ambasadorja e Serbisë në Madrid, mediat serbe pretendojnë se sulmuesi ishte shqiptar

Lajme

Sulmohet ambasadorja e Serbisë në Madrid, mediat serbe pretendojnë se sulmuesi ishte shqiptar

Më: 9 shtator 2024 Në ora: 10:41
Ambasadorja e Serbisë në Spanjë, Irena Sarac

Ambasadorja e Serbisë në Spanjë, Irena Sarac, është sulmuar fizikisht pasditen e djeshme në Madrid. Ajo u sulmua nga një i ri në rrugën ku jeton në kryeqytetin spanjoll.

Mediat shtetërore serbe pretendojnë se sulmuesi ishte shqiptar.

“Ai iu afrua teksa ajo fliste me celular në gjuhën serbe, e pyeti nëse ishte nga Serbia dhe më pas e goditi dhe iku”, shkruan Tanjugu serb.

Sarac thuhet se ka pësuar dëmtime në shpinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat