Aksident i rëndë: Kamionit nuk i punojnë frenat, përplaset në oborrin e një shtëpie në Prishtinë

Lajme

Aksident i rëndë: Kamionit nuk i punojnë frenat, përplaset në oborrin e një shtëpie në Prishtinë

Më: 9 shtator 2024 Në ora: 11:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një kamion i ngarkuar me blloka është përplasur sot në oborrin e një shtëpie në Prishtinë.

Kamioni, i cili kishte destinacion një vendpunishte të një lagjeje të re që po ndërtohet në lagjen Mati, lëvizi pa shofer qindra metra për t’u përplasur në oborrin e një shtëpie.

Pamjet tregojnë kamionin e përplasur muret brenda oborrit të një shtëpie.

Automjetit dyshohet se nuk i punon frenat.

Materiali ndërtimor i kamionit ishte destinuar për lagjen ‘Symphony’, të cilën është duke e ndërtuar kompania Mana Development.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat