Vuçiq kësaj radhe i ankohet këtij shteti për njohjen e Kosovës

Lajme

Vuçiq kësaj radhe i ankohet këtij shteti për njohjen e Kosovës

Më: 10 shtator 2024 Në ora: 10:38
Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me presidentin izraelit Isaac Herzog është ankuar se “njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli ishte një zhgënjim për Serbinë dhe qytetarët e saj, por në të njëjtën kohë ka shprehur dëshirën që Serbia me udhëheqjen e re Izraelit, “do të përmirësojnë marrëdhëniet dypalëshe”.

Kështu kumtoi shërbimi për media i Vuçiqit.

“Ne e konsiderojmë shumë të rëndësishme që Serbia dhe Izraeli, përmes bashkëpunimit, të kontribuojnë në zgjidhjen politike dhe paqësore të të gjitha mosmarrëveshjeve, konflikteve dhe çështjeve të hapura”, ka thënë Vuçiqi.

Ai ka shtuar se “biseda e sotme me presidentin Herzog do të kontribuojë gjithashtu në një mirëkuptim më të mirë ndërmjet dy shteteve”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat