Ky është serbi i arrestuar për krime lufte në Komunën e Istogut më 1999

Lajme

Ky është serbi i arrestuar për krime lufte në Komunën e Istogut më 1999

Më: 12 shtator 2024 Në ora: 17:43

Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, në koordinim me Prokurorinë Speciale ka arrestuar sot një serb të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile në Istog. I dyshuari është dërguar tashmë në mbajtje dhe lajmi është konfirmuar nga Policia.

Sinjali ka mësuar se i dyshuari që përfundoi në prangat e Policisë është Tomislav Pantić.

Sipas Policisë, i dyshuari gjatë kohës së luftës në Kosovë, rreth muajit mars të vitit 1999, në Komunën e Istogut, “ka kryer vepra të ndryshme penale duke përfshirë, plaçkitjen dhe shkatërrim të pasurisë së popullsisë civile”.

Me urdhër të prokurorit të çështjes, i dyshuari është ndaluar dhe brenda afatit ligjor, do të ushtrohet kërkesa për caktimin e masës së sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat