“Qëllimi jonë është islamizimi i Kosovës e Preshevës - unë nuk jam shqiptar”, hoxha nga Sanxhaku me deklaratë të rrezikshme

Lajme

“Qëllimi jonë është islamizimi i Kosovës e Preshevës - unë nuk jam shqiptar”, hoxha nga Sanxhaku me deklaratë të rrezikshme

Më: 13 shtator 2024 Në ora: 23:41
Hoxha nga Sanxhaku

Një hoxhë nga Sanxhaku, që flet shqip ka mbajtur sot një tubim në Luginën e Preshevës ku dha edhe deklarata të rrezikshme.

Ai i tha të pranishmëve se nuk jeni shqiptar, jeni mysliman.

Hoxha tutje thotë se qëllimi është islamizimi i Kosovës dhe Ballkanit.

“Unë nuk jam shqiptar, jam mysliman njësoj si ju. Ne po bëjmë islamizimin e Sanxhakut, Kosovës, Preshevës dhe Ballkanit”, dëgjohet duke thënë ai.

Deklaratat e tij nga të pranishmit aty u priten me duartrokitje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat