​Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës nesër hyjnë në grevë

Lajme

​Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës nesër hyjnë në grevë

Më: 15 shtator 2024 Në ora: 17:46
Foto ilustrim

Të hënën nga ora 07:00, punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës do të hyjnë në grevë në shenjë proteste për shkak të pagave të ulëta.

Kështu njoftoi Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Ai ka bërë të ditur në një njoftim se greva do të mbahet në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe, punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës kanë protestuar edhe në muajin korrik para këtij institucioni me kërkesë rritjen e pagave për punën e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat