Policia kërkon ndihmë për identifikim të dy personave

Lajme

Policia kërkon ndihmë për identifikim të dy personave

Më: 16 shtator 2024 Në ora: 11:11
Personat e dyshuar

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikim të dy personave të cilët thuhet se dyshohen për përfshirje në një rast, “vjedhje e shërbimeve”. 

Rasti thuhet se ka ndodhur me datën 19.07.2024 në Prishtinë. 

“Njësiti i hetimeve të stacionit policor Qendra në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personave që shihen në fotografi.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, Vjedhje e shërbimeve, që ka ndodhur me datën 19.07.2024 në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat