“Gjuhën seksiste e kontrollon kur ballafaqohesh me gra!” – Hajdari e ashpër me deputetin e PDK-së

Lajme

“Gjuhën seksiste e kontrollon kur ballafaqohesh me gra!” – Hajdari e ashpër me deputetin e PDK-së

Më: 17 shtator 2024 Në ora: 22:05
Fatime Hajdari dhe Ardian Kastrati

Komentatorja politike, Fatime Hajdari e cila sonte ishte e ftuar në emisionin Politiko zhvilloi debat me deputetin e PDK-së, Ardian Kastrati.

Kjo pasi sipas saj, nga deputeti Kastrati përdorej gjuhë seksiste.

“Nuk kemi sanksione kemi masa, nëse juve iu gëzon fakti që Kosova të shkoj në sanksione vetëm pse kryeministri Kurti është në pushtet, është çështje e juaja.

Të lutem këtë gjuhën seksite e kontrolloni për të cilën njiheni gjatë ballafaqimit me gra”, deklaroi Hajdari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat