Vuçiq: E vlerësojmë qëndrimin e selisë së shenjtë për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës

Lajme

Vuçiq: E vlerësojmë qëndrimin e selisë së shenjtë për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës

Më: 18 shtator 2024 Në ora: 18:37
Pietro Parolin, Aleksander Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq priti të mërkurën në Beograd sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin.

Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, Vuciq tha se gjatë takimit me Parolin ndër të tjera ka nënvizuar se “çështja e mbrojtjes, respektimit dhe përmirësimit të të drejtave të serbëve dhe të popullatës tjetër joshqiptare” në Kosovë është e rëndësisë kyçe për Serbinë.

Vuciq shtoi se një tjetër çështje e rëndësishme për Serbinë është edhe mbrojtja dhe restaurimi i monumenteve të rrezikuara kulturore, veçanërisht i kishave dhe manastireve ortodokse nën mbrojtjen e UNESCO-s”.

“Unë deklarova se Republika e Serbisë është e vendosur të vazhdojë kultivimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve konstruktive me Selinë e Shenjtë, meqenëse ne i ndajmë pikëpamjet për shumë çështje ndërkombëtare. Theksova se çështja e mbrojtjes, respektimit dhe përmirësimit të të drejtave të popullatës serbe dhe të tjera joshqiptare në Kosovë, si dhe mbrojtja dhe restaurimi i trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, janë të një rëndësie thelbësore për Serbinë, veçanërisht kishat dhe manastiret ortodokse nën mbrojtjen e UNESCO-s”, tha Vuçiq.

Presidenti serb tha se e vlerëson lart qëndrimin e Selisë së Shenjtë për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

“E vlerësojmë lart qëndrimin parimor të Selisë së Shenjtë për mosnjohjen e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës dhe mirëkuptimin për qëndrimin e Serbisë, i cili bazohet në respektimin e së drejtës ndërkombëtare”, tha ai.

Parolin mbërriti në Serbi të martën me rastin e shënimit të përvjetorit të 100-të të themelimit të Kryepeshkopatës së Beogradit.

Vatikani është një ndër vendet evropiane që nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat