Asambleistja e LVV-së: Biznese e persona të fortë qëndrojnë prapa Ramiz Lladrovcit, me ta po tenton ta blejë edhe...

Lajme

Asambleistja e LVV-së: Biznese e persona të fortë qëndrojnë prapa Ramiz Lladrovcit, me ta po tenton ta blejë edhe...

Më: 19 shtator 2024 Në ora: 19:14
Asambleistja e Vetëvendosjes në komunën e Drenasit, Egzona Tërdevci,

Asambleistja e Vetëvendosjes në komunën e Drenasit, Egzona Tërdevci, e ka akuzuar kryetarin e kësaj komune Ramiz Lladrovci për “shfrytëzim të burimeve publike për interesa private”, pasi u mor vendimi për dhënien në shfrytëzim të 51 pronave komunale për 99 vjet.

Ajo në emisionin “Five” , tha se prapa kryetarit Lladrovci qëndrojnë biznese e persona të fuqishëm përmes së cilëve sipas saj ai po tenton ta blejë edhe një mandat tjetër.

“Praktikat në të kaluarën kanë treguar që këto prona janë dhënë për krijimin e klientelave, miqësive për ta ndihmuar në fushatë… e dimë që nuk ka punuar në Drenas, qytetarët janë të mllefosur nuk janë të kënaqur. Duke krijuar bashkëpunim me biznese e persona të fuqishëm në Drenas po tenton ta blejë edhe një mandat tjetër”, tha ajo.

Me 17 vota për, 12 kundër dhe një abstenim, Kuvendi Komunal i Drenasit ka miratuar dhënien e 51 pronave komunale në shfrytëzim për një periudhë prej 99 vjetësh.

Ky vendim u mor të enjten, përkundër kundërshtimeve të opozitës, e cila ka shprehur shqetësime se kjo masë është në dobi të individëve të afërt me kryetarin Ramiz Lladrovci.

Opozita e ka kritikuar këtë veprim si një potencial për shfrytëzim të burimeve publike për interesa private.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat