Psikologia Gyltene Dërguti ka folur për rastin e formularit të publikuar nga shkolla “Elena Gjika” për nënshkrimin e prindërve me “Prindi 1 dhe Prindi 2”.
Dërguti në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se në disa raste, kur në një shoqëri duan të ndryshojnë mendësinë, kjo sipas saj, fillohet nëpër shkolla.
“Në shumë aspekte, nëse në një shoqëri dojnë që të ndryshojnë mendësinë ose dojën të ndryshojnë një vlerë kulturore ndonjëherë fillohet ndoshta nëpër shkolla, dhe në mënyrë të tërthrtë, kjo është një prej tyre, prindi 1 dhe prindi 2. Kjo është bë edhe në Kodin Civili.
Prindi 1 dhe 2 është mohimi i identitetit të një prindi duke qenë se prindi ka emër, nanë, babë ose kujdestar ligjor, kjo kishte me qenë e logjikshme.
Me futjen në sistem të Prindi 1 dhe 2, mendoj që i është ulë vlera e prindërisë, dhe emrit nanë e babë”, tha ajo.