Vdes i plagosuri në Mitrovicë, u godit me 6 plumba pas shpine

Lajme

Vdes i plagosuri në Mitrovicë, u godit me 6 plumba pas shpine

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 10:56 Përditësuar në ora: 13:15 më 20.09.2024
Pamje nga vendi i ngjarjes

Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit

Një person me inicialet F.Z i moshës 40 vjeç ka ndërruar jetë pasi u plagos në rrugën “Fatime Hetemi”, në Mitrovicë, ndërsa i dyshuari ende është në arrati.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës jugore, Avni Zahiti ka thënë se hetuesit janë duke punuar në identifikimin e të dyshuarit për të vrasje.

“Hetuesit janë duke punuar në identifikimin e personit të dyshuar për vrasjen në Mitrovicë, por ende nuk ka diçka në atë drejtim”, ka thënë Zahiti.

Ndryshe, gjatë orëve të paradites një person i moshës 40 vjeçare me inicialet F.Z u plagos rëndë në Mitrovicë, ndërsa më pas ndërroi jetë në QKUK.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni ka thënë se prokuroria është duke u marr me rastin.

“Prokurori ka dal në vendngjarje, si pasojë e të shtënave ka mbet i plagosur rëndë një person. Prokurori ka hap rast dhe e ka cilësuar si ‘Vrasje e rëndë në tentativë’”, ishte shprehur Preteni.

Publikohet fotoja: Ky është Florim Zeqiri, personi që u qëllua për vdekje sot në Mitrovicë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në Mitrovicë, ku si pasojë ka humbur jetën një person.

Personi i cili u qëllua për vdekje është 40-vjeçari Florim Zeqiri.

Zeqiri ka ndërruar jetë në QKUK, pasi që nuk ka mundur t’u mbijetonte plagëve të marra.  

Ndryshe, ngjarja e cila tronditi qytetin, ka ndodhur sot rreth orës 09:42 minuta.

“Sot rreth orës 09:42 minuta në Mitrovicë është raportuar  për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën “ Fatime Hetemi”, në Mitrovicë. Njësitët relevante janë duke vazhduar rrjedhen e hetimeve”, ka thënë zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zaiti.

Vdes i plagosuri në Mitrovicë

E plotësuar: Ka ndërruar jetë 40-vjeçari i cili u plagos sot me armë zjarri në rrugën “Fatime Hetemi”, në Mitrovicën jugore.  

Lajmin e bëri të ditur  drejtori i Klinikës së Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

“Të informojë se pacienti nga Mitrovica nuk mundi t’ju përballojë plagëve edhe përkundër të gjitha masave të ndërmarra të reanimimit kardio pulmonar, ka ndërruar jetë”, ka thënë Syla.

Ky është personi që u plagos sot në Mitrovicë, Agim Bahtiri thotë se në drejtim të tij u shkrepën 6 plumba pas shpine

Ish – kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka reaguar pasi një person u plagos me armë zjarri sot në Mitrovicë.

Viktima është dërguar në spital për tretman mjekësor, ndërsa policia po kryen hetimet.

Ndërkaq, Bahtiri ka dhënë detaje për të plagusurin ku ka thënë se bëhet fjalë për 40 vjeçarin F. Zeqiri ndaj të cilit janë shkrepur 6 plumba.

“Më indinjatë të thellë mora lajmin shokues për incidentin e rëndë që ndodhi sot në Mitrovicë, ku qytetari F. Zeqiri (40 vjeç) nga Vinarci, mbeti i plagosur rëndë pas të shtënave me armë ku u shkrepën 6 plumba në drejtim të tij”, shkruan Bahtiri në Facebook.

Ai ka theksuar se ky akt, ndodhi prapa shpinës së viktimës dhe gjendja e tij anipse e rëndë po vazhdon të monitorohet vazhdimisht nga emergjenca e QKUK-së.

“Të plagosurit i uroj shërim të shpejt, ndërsa solidarizohemi me familjen e tij, dhe jemi afër tyre në këto momente të vështira.

Aktet e tilla janë të turpshme dhe nuk i kontribuojnë të mirës së vendit, andaj dënoj ashpër këtë akt mizor, i cili është bërë nga persona të paguximshëm që gjuajnë prapa shpinës”, ka thënë ai.

E konfirmon Policia: Personi i plagosur në Mitrovicë dërgohet në spital

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri mëngjesin e sotëm ne Mitrovicë dhe i njëjti është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai bëri të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 09:42 në rrugën “Fatime Hetemi”.

“Sot, rreth orës 09:42, në  Mitrovicë, është raportuar për  një person të lënduar nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në  rrugën ” Fatime Hetemi”në Mitrovicë. I plagosuri, viktima  i moshës madhore është dërguar për  tretman mjekësor”, potencoi Zahiti.

Në lidhje me këtë rast, njësitet polciore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetimet e nevojshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat