16-vjeçarja martohet me një burrë në Gjilan, arrestohet dhëndri

Lajme

16-vjeçarja martohet me një burrë në Gjilan, arrestohet dhëndri

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 11:19
Ilustrim

Një burrë është arrestuar të enjten në Gjilan për shkak të martesës me një vajzë të mitur.

Vajza 16-vjeçare ishte martuar me dëshirë me burrin e moshës së rritur, tha Policia.

Megjithatë, i dyshuari është arrestuar për “bashkëjetesë me persona nën moshën 16-vjeç”.

“Raportohet se viktima femër kosovare (16 vjeç) ishte martuar me dëshirë me të dyshuarin mashkull kosovar, i cili është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, tha Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat