Një burrë është arrestuar të enjten në Gjilan për shkak të martesës me një vajzë të mitur.
Vajza 16-vjeçare ishte martuar me dëshirë me burrin e moshës së rritur, tha Policia.
Megjithatë, i dyshuari është arrestuar për “bashkëjetesë me persona nën moshën 16-vjeç”.
“Raportohet se viktima femër kosovare (16 vjeç) ishte martuar me dëshirë me të dyshuarin mashkull kosovar, i cili është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, tha Policia.