“Serbia, krah i zgjatur i Rusisë në Ballkan”, gazetarja: Dilema për avionët luftarakë

Lajme

“Serbia, krah i zgjatur i Rusisë në Ballkan”, gazetarja: Dilema për avionët luftarakë

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 23:02
Gazetarja Ardita Behluli

Gazetarja Ardita Behluli ishte këtë të premte në një lidhje direkte për emisionin “Balkan Talks”, ku tha se Rusia ka ndikim shumë të fuqishëm në Serbi, gjë që ndikon edhe në Ballkan.

Sipas saj Serbia është një dorë e zgjatur e rusisë në Ballkan. Ajo tha se pas marrëveshjes së Serbisë me Francën për mjetet ushtarake, ka pasur shumë dilema mos këta avionë do i shkojnë më pas në ndihmë Rusisë.

“Rusët fillimisht në Serbi, ishin njohur si turistë e si blerës të pasurive të paluajtshme. Ata gjithashtu njihen si investitor në Ballkanin perëndimor. Por situata ndryshoi me fillimin e luftës. Serbia ka hapur dyert për rusët që të vijnë e të sistemohen në Serbi.

Madje edhe në shkolla Serbia po zgjedh modalitete për të integruar fëmijët rus në Serbi. Polemikat më të mëdha erdhën pas takimit të Macron me Vuçiç e pas marrëveshjes për blerjen e avionëve ushtarak. Pas kësaj janë shfaqur dilema nëse Serbia këto mjete mund ti kalojë në Rusi. Ne të gjithë e dimë se Serbia është një krah i zgjatur i Rusisë në ballkan. Edhe para qeverisjes së Vuçiç, Rusia ka pasur ndikim në Serbi".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat