Bajrami: Asnjë ushtri në Lindjen e Mesme s’e ka fuqinë e mjaftueshme të ballafaqohet me Izraelin

Lajme

Bajrami: Asnjë ushtri në Lindjen e Mesme s’e ka fuqinë e mjaftueshme të ballafaqohet me Izraelin

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 23:34
Teologu Mustafë Bajrami

Teologu Mustafë Bajrami sonte në Edicionin Special ka folur në lidhje me situatën në Lindjen e Mesme.

Ai tha se jo vetëm Hezbollahu, por asnjë ushtri në Lindjen e Mesme nuk e ka fuqinë e mjaftueshme të ballafaqohet me Izraelin.

Megjithatë, Bajrami u shpreh se Hezbollahu është në gjendje të bërë dëme, derisa deklaroi se Turqia konsiderohet shteti që ia ka frikën më së shumti Izraeli.

“Hezbollahu ka fuqi të bëjë “zarare”, të bëj dëme. Por, jo vetëm Hezbollahu, por asnjë shtet, asnjë ushtri në Lindjen e Mesme nuk e ka fuqinë e mjaftueshme të ballafaqohet drejtpërdrejtë me Izraelin. Turqia konsiderohet shteti së cilit ia ka frikën më së shumti Izraeli”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat