“Vuçiq po kërkon të fitojë kohë”, Janjiq zbulon detajet: Ja çfarë do ndodhë në mars

Lajme

“Vuçiq po kërkon të fitojë kohë”, Janjiq zbulon detajet: Ja çfarë do ndodhë në mars

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 08:34
Dushan Janjiq

Analisti serb, Dushan Janjiq, tha në emisionin “Balkan Talks”, se Aleksandër Vuçiç po përpiqet të fitojë kohë që të bindë njerëzit që të mos kërkojnë zgjedhje demokratike.

Sipas tij Vuçiq ka dy alternativa, ose të presë më shumë duke prodhuar më shumë probleme ose të përgatisë strategjinë e ikjes gjë që nuk po ndodh.

“Ai po përpiqet të fitojë kohë në mënyrë që të bindë njerëzit që të mos kërkojnë zgjedhje demokratike në Serbi se nëse do ketë nuk do të jem pjesë e marsit dhe nëse perëndimi e kupton çfarë ka ndodhur këtu ka për të ndryshuar personat që janë përgjegjës për Ballkanin, ju keni për të parë çfarë ka për të ndodhur në mars.

Vuçiq ka vetëm 2 gjëra për të adresuar; të presë më shumë duke prodhuar më shumë probleme, ose të fillojë të përgatisë një strategji për t’u larguar nga skena dhe ai nuk po punon shumë me strategjinë për të dalë nga skena. Kjo tregon se kriza në Serbi është shumë serioze ndaj do të ishte më mirë për ne në Serbi që të kishte zgjedhje demokratike”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat