Prishen keq marrëdhëniet Rashiq-Radomiroviq

Lajme

Prishen keq marrëdhëniet Rashiq-Radomiroviq

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 08:44
Nenad Rashiq, Radoica Radomiroviq dhe Albin Kurti

Ndarje e pamjaftueshme e fondeve dhe mospërkushtimi në veri.

Kjo thotë të jetë arsyeja e dorëheqjes nga partia “Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë” nga bashkëpunëtori i afërt Nenad Rashiq, Radoica Radomiroviq, që është edhe Zëvendës Ministër për Komunitete dhe Kthim.

Radomiroviq dje e njoftoi dorëheqjen e tij në Facebook, ndërsa ka folur edhe për media mbi arsyet më specifike të largimit të tij nga partia ndonëse mbetet ende në postin e Zëvendës Ministrit.

“Mos përkushtimi i ministrit Rashiq dhe partisë ndaj qytetarëve të veriut është një nga arsyet, në të gjitha këto u përfshiva për t'i ndihmuar qytetarët tanë, para së gjithash për t'i liruar nga Lista Serbe, por edhe për t'i ndihmuar; mirëpo nuk ndahen para të mjaftueshme për veriun e Kosovës dhe kjo është shumë e lehtë për t'u verifikuar”, ka thënë Radomiroviq për “Kosovo Online”.

"Kam punuar me nder dhe ndershmëri në interes të të gjithë qytetarëve. Nëse dëshiron, Rashiq mund të kërkojë shkarkimin tim, por nuk kam arsye të jap dorëheqje. Unë dua të vazhdoj t'i ndihmoj të gjithë qytetarët pa dallim kombësie dhe feje", përfundoi Radomiroviq.

Media serbe pretendoi se përmes “burimeve të tyre” ka kuptuar që Radomiroviq do të shkarkohet nga posti i Zëvendës Ministrit, dhe madje shkruan “mund të ketë edhe procedime penale kundër Radomiroviqit për ‘shpenzim të paligjshëm të fondeve’”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat