“Fehmiu dhe Xheva ishin të pandashëm e të pamposhtur”, edhe Hamza kujton heronjtë e Kosovës

Lajme

“Fehmiu dhe Xheva ishin të pandashëm e të pamposhtur”, edhe Hamza kujton heronjtë e Kosovës

Më: 22 shtator 2024 Në ora: 16:30
Kandidati për kryeministër, Bedri Hamza ka përkujtuar në 26-vjetorin e rënies, Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin

Kandidati për kryeministër, Bedri Hamza ka përkujtuar në 26-vjetorin e rënies, Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin.

Hamza gjatë ditës së sotme, bëri homazhe të varrezat e tyre.

“‘A do të vdisnit për Kosovën?’ – ishte pyetja e një gazetari anglez për Fehmi Lladrovcin, në vitin 1998. ‘Gjithqysh. Edhe me dëshirën më të madhe. Ai do të ishte fati më i madh i im i jetës!’ – ishte përgjigjja e tij, e cila mbi të gjitha e dëshmonte vendosmërinë e UÇK-së për luftën që po përhapej gjithandej Kosovës”, ka shkruar Hamza në një përshkrim për Fehmiun në Facebook.

Ndër të tjera, Hamza thotë se ‘Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Krasniqi – Lladrovci ishin të pandashëm, të pandalshëm dhe të pamposhtur. Si veprimtarë të shquar, ata tërë jetën ia kushtuan Kosovës, me organizime dhe përpjekje për liri e pavarësi, deri më 22 shtator 1998 kur ranë heroikisht në altarin e lirisë së bashku me bashkëluftëtarët Fatime Hetemi dhe Shefqet Zeka’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat