Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur nga New York-u ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës ka personel “të trajnuar mirë” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglia dhe Turqia, por shtoi se “nuk e kërcënojnë Ushtrinë e Serbisë.
Megjithatë, tha ai, “ata mund të kërcënojnë mbijetesën e serbëve në Kosovë”, siç e citoi KoSSeV.
“Ata kanë personel të mirë, të trajnuar, nuk ka dyshim. Ata janë, ne i dimë shifrat e sakta, nuk do të doja të flas për këtë tani.
Nuk është diçka që mund të kërcënojë ushtrinë serbe, por nuk ka dyshim se mund të kërcënojë mbijetesën e serbëve në Kosovë”, tha ai.