Haradinaj për vdekjen e motrës së Adem Jasharit: Pushoftë e qetë në tokën e Kosovës

Lajme

Haradinaj për vdekjen e motrës së Adem Jasharit: Pushoftë e qetë në tokën e Kosovës

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 10:23
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur pikëllimin e tij për vdekjen e Hava Jasharit – Gashi, motrës së komandantit legjendar Adem Jashari.

Në një postim në rrjetet sociale, Haradinaj e përshkroi Hava Jasharin si një nga heroinat e familjes Jashari, e cila përjetoi shumë vuajtje, por gjithmonë mbeti e pamposhtur.

Ai shprehu ngushëllime të sinqerta për Bacën Rifat, mbarë familjen Jashari dhe të gjithë ata që e njihnin nga afër.

“Pushoftë e qetë në tokën e Kosovës!” – përfundoi Haradinaj postimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat