Fotografi serb: Serbisë nuk i pëlqente që punoja me shqiptarët gjatë luftës në Kosovë

Lajme

Fotografi serb: Serbisë nuk i pëlqente që punoja me shqiptarët gjatë luftës në Kosovë

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 12:30
Goran Tomasheviq

BIRN Kosova ka organizuar diskutim me fotografin e njohur serb, Goran Tomasheviq, i cili është edhe fitues i çmimeve të ndryshme në fotografi.

Tomasheviq ka thënë se është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë të vërtetën, ndërsa potencoi se Serbisë nuk i pëlqente që ishte fotoreporter në luftën e Kosovës.

“Është me rëndësi që njerëzit të dinë se si lufta është e dhimbshme dhe të kuptojmë se ku kemi bërë mirë dhe ku keq. Kam filluar gazetaret ditore në 91 pastaj fillore si ‘Frelancer’ në ‘Reeuters në Beograd. Ne gazetaret dhe fotografe ndjekim situatën në Kosovë. Për te qëndruar këtu është dashur të shkoj në qendrën mediave por më thonin në largohesha por nuk desha të largohemi. Serbia nuk i pëlqente që të punoja me shqiptarët, ndërsa shqiptarët nuk iu pëlqeja sepse isha serb. Kishim probleme të mëdha nuk kishim benzinë rrjedha e informacionit ishte e vështirë për çdo fotograf duhet të pyesnim edhe autoritetet serbe. Nëse një raketë binte këtu nuk e dinim se kush e bënte dhe duhet të merrnim informata për te cituar. Mbas luftës është lehtë për te folur por atëherë ka qenë kaotike nuk e dinim se çfarë po ndodhte”, ka thënë Tomasheviq.

Fotoreporteri serb kishte qenë prezent edhe në trenat e mbushur me refugjatë kosovar. Po ashtu ai tregoi edhe vështirësitë që kishte, sipas tij 20 minuta bënte të dërgonte një fotografi.

Unë pash që njerëzit por iknin e dija që nuk do të gëzonin ata që do ta publikoja këtë por nuk e qava kokën. Unë duhej të kisha kujdes me numrin e fotografive që kisha sepse vetëm tre filma fotografik kisha e pastaj duhej të përpunonim. 20 minuta duhej për ta dërguar. Një fotografi në banjo të hotelit e kam bërë zhvillimin e fotografike. Ne kemi mbuluar ngjarjet gjatë gjithë ditës she kemi dërguar dy fotografi në ditë, në Kosovë ka ndodhur që kam dërguar 11 fotografi në ditë”, ka thënë ai.

Po ashtu prezent ishte edhe në bombardimin e NATO-së në Burgun e Dubravës, ku sipas tij kishte shumë kufoma.

“NATO-ja ka godit burgun e Dubravës dhe ne shkuam aty dhe gjetëm shumë kufoma që kishin qenë, disa dëme ne bënë çka mundëm, i pamë disa armë dhe pajisje mjekësore të shkatërruara i citova disa burime dhe u ktheva sa më shpejtë në Prishtinë, unë e kam dhënë shpjegimin saktë se çfarë ka ndodhur. Kam shkuar atje dhe kam parë shumë kufoma, por kush i ka vrarë ata nuk e di. Kameramani ka dëgjuar që ka ndodhur një bombardim në Shtime, më lanë me hy brenda me fotografua, por ishte situatë e keqe më kujtohet disa portrete që më kanë prekur shumë disa buzëqeshnin e disa të trishtuar”, shtoi ai.

Ndër ngjarjet ku Tomasheviq ka qenë fotograf janë, tubimi i minatorëve në Pallatin e Rinisë në vitin 1988, protesta e grave për paqe me letër te bardhë të po atij viti, protesta studentore në Dragodan në vitin 1997, si edhe protesta “Bukë për drenicën” në Prishtinë gjatë vitit 1998.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat