Policia del me njoftim si të keni kujdes nga mashtrimet nëpërmjet internetit

Lajme

Policia del me njoftim si të keni kujdes nga mashtrimet nëpërmjet internetit

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 14:21
Foto ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka bërë të ditur se janë rritur rastet me mashtrimeve të kryera nëpërmjet internetit, ku thonë se kohëve të fundi kanë të raportuar gjashtë raste të mashtrimit të kësaj natyre në të cilat raste qytetarët janë mashtruar me shuma të konsiderueshme të parave.

Në njoftimin e lëshuar në Facebook thuhet se po merren të gjitha masat për parandalimin e rasteve të ngjashme por edhe identifikimin dhe kapjen e autorëve për rastet e ndodhura.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren bënë apel tek qytetarët, subjektet afariste të bëjnë kujdes  sa i përket ekspozimit të dhënave të tyre personale e bankare në mjediset e jetës së përditshme, por edhe kur merrni kërkesa të ndryshme gjatë periudhës që ndodheni duke kërkuar në internet të mos bini pre nga mashtrime të ndryshme të cilët kanë qëllim vjedhjen apo manipulimin e fondeve tuaja nga llogari bankare dhe formave të tjera”.

“Në rast se merrni kërkesa për kryerjen e pagesave në llogari bankare të ndryshme, duhet të verifikoni paraprakisht me mjete të tjera komunikimi nëse llogaria i përket vërtetë personit tek i cili dëshironi të bëhet destinimi.  Po ashtu duhet të bëni kujdes edhe gjatë dhënies së kodeve të hyrjes për llogaritë e juaja të rrjeteve sociale, postës elektronike si dhe çdo program tjetër i cili mundëson hyrjen nëpërmjet kodeve të sigurisë”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat