Ky është i dyshuari që kërcënoi me vrasje mbesën e nipin në Gjilan, zbulohen detajet e konfliktit

Lajme

Ky është i dyshuari që kërcënoi me vrasje mbesën e nipin në Gjilan, zbulohen detajet e konfliktit

Më: 23 shtator 2024 Në ora: 14:56
Ilustrim

Një mosmarrëveshje në një familje në Gjilan, që ndodhi së fundmi eskaloi në kanosje me armë zjarri. Konflikti në një banesë në rrugën “Idriz Seferi” përfundoi si rast në Polici, pasi dy persona kërkuan ndihmë për shkak të një ballafaqimi me familjarin e tyre.

I dyshuari për këtë rast u arrestua dhe u dërgua në mbajtje për kërcënimin e nipit dhe mbesës, ndërsa Policia i konfiskoi disa armë dhe fishekë.

Personi i arrestuar është Emin Bajrami, ndaj të cilit tashmë kanë nisur hetimet me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Sipas informacioneve të para, dy viktimat kanë pasur një konflikt me dajën e tyre, të dyshuarin në këtë rast, derisa ishin duke e liruar banesën e tij.

Bazuar në dëshminë e tyre, gjatë debatit, daja ua kishte drejtuar armën e zjarrit dhe i ka kërcënuar me vrasje – duke iu shkaktuar shqetësim e frikë.

Si rezultat i raportimit të rastit, Policia e ka arrestuar të dyshuarin dhe kanë kryer bastisje, ku në total janë sekuestruar tri armë dhe mbi 140 fishekë.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme brenda afatit ligjor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat