Postës së Kosovës i vidhen 850 euro, vula postare dhe mbushje me vlerë deri në 400 euro

Lajme

Postës së Kosovës i vidhen 850 euro, vula postare dhe mbushje me vlerë deri në 400 euro

Më: 24 shtator 2024 Në ora: 09:08
Foto ilustrim

Një zyrtar i Postës së Kosovës në Fushë Kosova ka raportuar në polici se persona të panjohuar kanë depërtuar brenda objektit dhe kanë kryer vjedhje.

Ai ka raportuar se janë vedhur 850 euro pulla postare, pesë vula postare të pagesave dhe disa mbushje të telefonave  me vlerë 300 deri në 400 euro.

“Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i Postës  së Kosovës, ka raportuar se  persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë objektit dhe kanë vjedhur një kasafortë në të cilën kishte rreth 850 €, pulla postare, 5 vula postare të pagesave dhe disa mbushje të telefonave  me vlerë 300-400€.

Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportine policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat